Tetovasot
Një zjarr ka shpërthyer në një shtëpi të pabanuar në zonën Qendër të Shkupit.
Sipas MPB-së, zjarri ka rënë në një objekt në pronësi të S.M. (60), ku prej kohësh nuk banonte askush. Flakët janë lokalizuar dhe shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit.
Nga ngjarja nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa policia ka kryer këqyrjen e vendit dhe po heton shkaqet e zjarrit, raporton Tetovasot.