Një shtetas i huaj, F.Sh. (38), pardje është arrestuar në pikën kufitare “Qafë Thanë”, pasi gjatë daljes nga vendi, në kontrollin kufitar ka paraqitur dokumente të falsifikuara, me të cilat është paraqitur si shtetas italian, transmeton Portalb.mk.

“Rreth orës 17:30, gjatë daljes nga Maqedonia me një automjet të pasagjerëve ‘Mercedes’, me targa të Kumanovës, nga ana e zyrtarëve policorë është kryer kontroll kufitar, me ç’rast është konstatuar se personi kishte paraqitur dokumente të falsifikuara – pasaportë, patentë shoferi dhe letërnjoftim”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kundër personit është ngritur kallëzim penal për falsifikim të dokumenteve, vepër e dënueshme sipas nenit 378 të Kodit Penal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume