Valë arrestimesh për drogë në Shkup dhe Manastir, mes të ndaluarve edhe një shtetas gjerman dhe një i mitur
Shkup/Manastir – Policia ka zhvilluar disa aksione kundër posedimit të narkotikëve, duke arrestuar disa persona në Shkup dhe Manastir, raporton Tetovasot.
Në Shkup u ndaluan pesë persona, mes tyre një 17-vjeçar dhe një shtetas 20-vjeçar nga Gjermania, pasi gjatë kontrolleve iu gjetën marihuanë dhe lëndë pluhurore të bardha.
Ndërkohë, në Manastir u arrestuan dy persona me marihuanë, si dhe një tjetër te i cili u gjet lëndë pluhurore. Pas dokumentimit të rasteve do të pasojnë kallëzimet përkatëse.