Shkup – Një konflikt fizik ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit mes një 20-vjeçari nga Tetova dhe një 42-vjeçari nga Kumanova, raporton Tetovasot.
Sipas policisë, pas një grindjeje është prishur rendi dhe qetësia publike, ndërsa gjatë përleshjes është përdorur edhe një send i fortë. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.