Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbajti brifingun joformal me përfaqësuesit e mediave, në të cilin
mori pjesë edhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Boban Stojanoski.
Në kuadër të takimit, Kryetari Gashi i prezantoi aktivitetet dhe takimet e realizuara gjatë muajit
shtator, si dhe aktivitetet aktuale të Kuvendit.
Në këtë kontekst, iu referua takimeve dypalëshe të realizuara me përfaqësuesit e huaj dhe zyrtarët
e lartë, përfshirë edhe takimet me ministrin e Punës të Shtetit të Katarit dhe me ambasadorin e
Republikës së Kazakistanit. Në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare, u njoftua edhe vizita e
ardhshme e Senatit.

РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА
REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT

СОБРАНИЕ НА РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА
KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Ndër aktivitetet e përfshira në raport ishin shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, dhënia e
deklaratës solemne nga zëvendësguvernatorja e Bankës Popullore, si dhe mbajtja e pritjes solemne
me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë. Në kuadër të aktiviteteve të ardhshme parashihet
edhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Fakultetin e Shkencave Informatike dhe
Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" (FSHIIK).
Gjatë brifingut, përfaqësuesit e mediave bënë pyetje në lidhje me shumë çështje aktuale, duke
përfshirë edhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Ligjin për rrogën minimale dhe punën e Komisionit
Anketues për rastin në Koçani.
Lidhur me temat për të cilat u kërkua qëndrimi i tij, Kryetari Gashi theksoi se lidhur me këto çështje
po zhvillohen bisedime dhe po bëhen përpjekje për të gjetur kompromis dhe harmonizim midis
grupeve parlamentare.
Pas brifingut, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dha deklaratë për mediat, në të cilën iu referua
çështjeve aktuale dhe temave me interes për publikun.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume