Presidenti amerikan Donald Trump tha se administrata e tij do të përdorë termin “superinteligjencë” në vend të “inteligjencës artificiale”, duke argumentuar se fjala “artificiale” krijon përshtypjen e diçkaje jo reale.

Në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump kundërshtoi kufizimet globale për zhvillimin e kësaj teknologjie dhe tha se SHBA-ja synon të ruajë avantazhin ndaj Kinës.

Ai vlerësoi se zhvillimi i saj mund të ketë ndikim më të madh se Revolucioni Industrial apo interneti, ndërsa theksoi se teknologjia duhet të zhvillohet shpejt, por të përdoret në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume