Rozi Mickoska, bashkëshortja e kryeministrit Hristijan Mickoski, mbrëmë mori pjesë në pritjen që e organizoi zonja e parë e SHBA-së, Melania Tramp, për bashkëshortet e liderëve botëror të cilët marrin pjesë në Asamblenë e përgjithshme të 81-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Pritja u organizua në kuadër në nismave të Melania Trampit “Ndërtimi i të ardhmes së bashku” (Fostering the Future Together), qëllimi i së cilës është t’u ofrojë mbështetje fëmijëve dhe të rinjve, njëkohësisht duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin dhe arsimin e tyre.

“Së bashku, ne përfaqësojmë një përzierje të bukur kulturash, gjuhësh, historish dhe traditash. Ne të gjithë jemi të bashkuar nga një e vërtetë e përjetshme: e ardhmja e botës sonë do të përcaktohet nga ajo që bëjmë për fëmijët tanë sot”, tha zonja e parë e SHBA-së në një pritje për gratë e liderëve të shteteve dhe qeverive që morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume