Tetovë – SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër I.D. (44) nga Tetova, i dyshuar për veprat penale “lëndim trupor” dhe “rrezikim i sigurisë”.
Sipas njoftimit të policisë, më 14 gusht 2026, i dyshuari i kishte bërë kërcënime bashkëshortes së tij dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht. Rasti është dokumentuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal, raporton Tetovasot.