Një mjet shpërthyes i pashpërthyer është gjetur në zonën malore mbi fshatin Dobrosht të Tetovës.

Rasti është denoncuar më 24 shtator nga një banor i fshatit, i cili ka njoftuar se djali i tij i mitur dhe shokët e tij e kishin vërejtur mjetin gjatë lëvizjes me biçikleta.

Zona është siguruar menjëherë nga policia, ndërsa mjeti është tërhequr nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Pas verifikimeve është konstatuar se bëhet fjalë për një bombë dore me origjinë gjermane. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume