Një nxënës 14-vjeçar është sulmuar nga bashkëmoshatari i tij në tualetin e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit.

Nga MPB-ja për 4NEWS informojnë se rasti është raportuar dje, rreth orës 13:00, në SPB Shkup, nga F.A. (43) nga Shkupi. Ajo ka deklaruar se rreth orës 09:00, në tualetin e shkollës fillore, djali i saj 14-vjeçar është sulmuar nga një bashkëmoshatar me një mjet të mprehtë.

Gjatë sulmit, nxënësi ka pësuar një prerje në pjesën e dorës.

Nga MPB-ja thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume