Kylian Mbappe ka ndezur të gjitha alarmet në Francë dhe jehona e tyre ka mbërritur deri te Real Madridi.

Ibrahima Konate tashmë ishte larguar nga grumbullimi i Francës për shkak të një lëndimi, ndërsa tani sulmuesi ka ndier dhimbje në gju gjatë ndeshjes ndaj Turqisë.

Dhimbja u shfaq para se të mbushej një orë lojë, pikërisht në momentin kur Mbappe shënoi golin e fitores në minutën e 54-t të ndeshjes së parë të Francës në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Ky gol i dha startin epokës së Zinedine Zidane në krye të kombëtares.

Duke marrë topin në skajin e zonës nga krahu i majtë, Mbappe tërhoqi këmbën për të goditur.

Në momentin e festimit, ai ndjeu se diçka nuk ishte në rregull.

Dhimbja erdhi në këmbën e majtë, këmbën mbështetëse me të cilën qëndronte teksa goditi topin.

Në momentin e kontaktit, Mbappe bëri një kërcim të vogël si reagim automatik, më pas u nis për të festuar dhe u ndal menjëherë.

Mjekët e Francës nxituan në fushë për një ekzaminim fillestar.

Kylian u përpoq të vazhdonte, por sapo u rikthye në lojë dhe tentoi vrapimin e parë, ai u rrëzua sërish dhe kërkoi zëvendësimin.

Gjesti i tij i dhimbjes, me duart që i mbulonin fytyrën, e tregoi qartë situatën para se Désiré Doué të hynte në vend të tij.

Kjo është një situatë e njohur.

Mbappe u detyrua të ndalej dy herë sezonin e kaluar për shkak të problemeve në të njëjtin gju të majtë, pasi u bë e ditur se stafi mjekësor nuk kishte kryer ekzaminimin e parë të gjurit të dëmtuar, sipas gazetës spanjolle “Marca”.

Sipas raportimeve të fundit, Mbappe do të rikthehet në Madrid për teste shtesë dhe për të nisur rikuperimin.

Franca do të luajë edhe tri ndeshje në Ligën e Kombeve, deri më 5 tetor, ku do të përballet dy herë me Belgjikën dhe një herë me Italinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume