Tetovë – Tre persona janë arrestuar gjatë kontrolleve policore në rajonin e Tetovës, pasi janë kapur duke drejtuar automjete pa leje drejtimi, raporton Tetovasot.
Sipas SPB Tetovë, arrestimet janë kryer në Jegunovcë, Zhelinë dhe Tetovë.
Bëhet fjalë për:
B.R. (30) nga Radusha e Shkupit, i kapur duke drejtuar një Audi;
SH.S. (25) nga Poroji, i cili drejtonte një Peugeot;
B.Z. (28) nga Tetova, i cili drejtonte një Volkswagen Polo.
Policia ka konfiskuar automjetet e tyre, ndërsa pas dokumentimit të rasteve ndaj të treve do të ngrihen kallëzime për veprën penale “ngasje e papërgjegjshme e mjetit motorik”, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume