Një motoçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi goditi një këmbësor në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Podvis, kur S.T. (48) nga Kërçova, duke drejtuar një motoçikletë “Suzuki”, ka goditur këmbësorin B.A. (51).

Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa këmbësori ka pësuar lëndime trupore. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vijim, raporton Tetovasot.