Policia e Ohrit ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Sipas MPB-së, M.K. (24) është privuar nga liria pas një denoncimi se kishte sulmuar fizikisht nënën në shtëpinë familjare.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.