Një incident është regjistruar në një kazino në zonën e Kisella Vodës në Shkup, ku dy persona kanë shkaktuar panik mes mysafirëve.

Sipas policisë, njëri prej tyre ka hedhur një telefon celular në drejtim të një gruaje, pa e goditur, ndërsa të dy kanë dëmtuar inventarin dhe kanë aktivizuar aparatet zjarrfikëse.

Si pasojë e pluhurit nga aparatet zjarrfikëse, disa mysafirë dhe punonjës kanë pasur probleme me frymëmarrjen dhe janë dërguar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.

Policia po punon për identifikimin dhe zbardhjen e plotë të rastit, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume