Një 83-vjeçar ka humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në shtëpinë e tij në Berovë.

Sipas policisë, zjarri është shuar nga zjarrfikësit, ndërsa pronari i shtëpisë, S.B. (83), ka ndërruar jetë si pasojë e intoksikimit nga tymi.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer këqyrje prokurori publik dhe ekipi i NJPB Berovë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për procedurat e mëtejshme ligjore, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume