Prokuroria Speciale me kërkesë ndaj 9 personave që u kapën dje në veri
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave të dyshuar për “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, nëntë personat me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D. dyshohen për pjesëmarrje në vrasjen dhe zhdukjen e 23 civilëve në Zubin Potok.

Kërkesa për caktimin e paraburgimit është paraqitur mbi bazën e provave dhe të dhënave të mbledhura gjatë procedurës hetimore deri në këtë fazë.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se do të vazhdojë veprimet hetimore dhe procedurat në kuadër të kompetencave të saj ligjore, duke respektuar të drejtat e të gjithë personave të përfshirë në procedurë.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, informacionet që nuk mund të bëhen publike në këtë fazë do të mbeten konfidenciale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume