Presidenti në largim i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili mbrëmë dha dorëheqje, sot ia dorëzoi detyrën kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, e cila do të ushtrojë funksionin e ushtrueses së detyrës së presidentes së Serbisë.

“Ne kurrë më parë nuk kemi pasur një president të tillë dhe Serbia nuk do të ketë më kurrë një president që ka luftuar kaq shumë dhe që ka qenë kaq i përkushtuar, duke lënë gjithçka mënjanë për të mirën e Serbisë”, tha Brnabiq pas dorëzimit të detyrës.

Ajo shtoi se Vuçiqi, nga sot, nis një “luftë të vendosur dhe të re për mbrojtjen dhe ruajtjen e Serbisë”.

“Unë do ta ruaj këtë detyrë me të gjitha forcat e mia, derisa populli të zgjedhë presidentin e ardhshëm”, tha Brnabiq.

Në përputhje me Kushtetutën, Brnabiq mund të qëndrojë në detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes për një periudhë prej më së shumti 90 ditësh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume