Selektori i Maqedonisë, Goce Sedloski në konferencën për media në Lubjanë foli për përgatitjet para duelit Slloveni – Maqedoni në Ligën e Kombeve.
Sedloski zbuloi se ndaj Sllovenisë priten debutues të rinj dhe freski në repartin ofensiv duke theksuar se skuadra duhet të jetë e përgatitur maksimalisht për të kërkuar tre pikët.
🗣️ Goce Sedloski:
“Duhet patjetër të tentojmë t’i fitojmë tre pikët. Ajo që ndodhi në ndeshjen me Zvicrën nuk duhet të përsëritet. E kemi analizuar shumë mirë kundërshtarin dhe shpresojmë në një rezultat pozitiv.”
🧤 Dimitrievski: Njohim mirë lojtarët e Sllovenisë
Portieri Stole Dimitrievski u shpreh optimist para përballjes, duke theksuar se i njeh shumë mirë futbollistët sllovenë, ndërsa veçoi edhe portierin Jan Oblak, me të cilin garon në të njëjtën ligë në Spanjë.
🗣️ Stole Dimitrievski:
“Njohim shumë mirë lojtarët e Sllovenisë. Edhe Oblakun e njoh, pasi luajmë në të njëjtën ligë në Spanjë. Jemi optimistë dhe besojmë se mund të marrim një tjetër fitore.”