Një konflikt në një objekt hotelierik në rajonin e Tetovës ka përfunduar me kallëzim penal ndaj katër personave.

SPB Tetovë njoftoi se kallëzim penal është ngritur kundër M.H. (52) nga Tearca, R.B. (41), N.B. (47) dhe një 17-vjeçari nga fshati Gjermë, pasi më 21 gusht, pas një grindjeje, u përfshinë në një përleshje fizike duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Ata dyshohen për veprën penale “Dhunë”.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume