Komuna e Çairit po vazhdon me intervenimet për mirëmbajtjen e gjelbërimit publik dhe largimin e drunjve që paraqesin rrezik. Në rrugën “Metodija Mitevski”, në lagjen Fushë Tophanë, sot u realizua një tjetër aksion, gjatë të cilit u krasitën tetë drunj, ndërsa tre drunj të tharë u prenë dhe u larguan.
Intervenimet realizohen me qëllim eliminimin e rrezikut dhe mirëmbajtjen e sigurt të hapësirave përreth objekteve të banimit. Në pjesët ku qasja me mekanizëm është e kufizuar, ekipet përdorën edhe metodën e specializuar tree climbing.
Punimet në terren i ndoqi nga afër edhe kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi. Ky intervenim është pjesë e aksionit më të gjerë që po zhvillohet në territorin e Çairit për krasitjen dhe largimin e drunjve të tharë dhe të rrezikshëm, me synim krijimin e hapësirave publike më të sigurta dhe më të rregulluara për qytetarët.

