Shqipëria ka marrë tri pikët në transfertën ndaj San Marinos, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës C.

Kuqezinjtë siguruan një fitore të pastër 0-3, duke zhvilluar një paraqitje bindëse gjatë gjithë takimit.

Epërsia u zhbllokua në minutën e 21-të, kur Anis Mehmeti shënoi nga afërsia pas asistimit të Rey Manajt.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Mryto Uzuni përfitoi nga një top i kthyer pas goditjes së Ernest Muçit dhe dyfishoi avantazhin e Shqipërisë.