Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një pallat banimi në Neuchâtel të Zvicrës, mesditën e së martës.
Nga shpërthimi janë plagosur katër persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. Ai është transportuar me helikopter në spital për trajtim mjekësor.
Pas shpërthimit, në një apartament ka rënë zjarr, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë mbyllur përkohësisht ndërtesën, ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.