Tokio ka regjistruar një rekord të ri për ditët e njëpasnjëshme me reshje shiu. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, deri të martën janë shënuar 34 ditë radhazi me reshje në qendër të kryeqytetit.

Rekordi i ri ka tejkaluar atë të mëparshmin prej 33 ditësh, i regjistruar nga 27 qershori deri më 29 korrik 2019. Reshjet e vazhdueshme kanë ndikuar në jetën e përditshme të banorëve të Tokios.

Në disa zona, rrugët janë mbuluar nga uji, ndërsa qytetarët janë përballur me shira të fortë gjatë lëvizjeve të tyre.