Mexhiti: Tek Saat Kulla nuk është rregullu veç asfalti. Është rindërtu e gjithë infrastruktura, që nga themelet
“1,400 metra rrjet krejt i ri i ujësjellësit, me lidhjen e çdo shtëpie dhe me hidrantë nëntokësorë në çdo rrugë.
Është ndërtu kanalizim i ri fekal, me lidhjen e të gjitha shtëpive, si dhe kanalizim i ri atmosferik me gryka të reja për mbledhjen dhe largimin e ujërave nga rrugët.
Dhe në fund, është largu asfalti i vjetër dhe janë asfaltu komplet të gjitha rrugët.
Pra, jo arnime dhe ndërhyrje sipërfaqësore. Por, ujësjellës i ri. Kanalizim i ri. Drenazhim i ri. Asfalt i ri.
Një investim i plotë, prej asaj që nuk shihet nën tokë, deri te rruga që shihet mbi të.
Vazhdojmë” ka shkruar Mexhiti