Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova zhvilloi pasditen e sotme një takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Fillimisht shpreha mirënjohjen për interesimin dhe përkushtimin në rritje të Bashkimit Evropian ndaj rajonit, duke theksuar kontributin individual të Ursula von der Leyen në përshpejtimin e proceseve të integrimit evropian në rajon.

Edhe pse vendi ynë nuk është formalisht ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor që kanë shënuar përparimin më të madh, ai, parë nga këndvështrimi i dy elementeve më të rëndësishme – gatishmërisë teknike dhe përafrimit gjeopolitik me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Evropës – meriton të jetë në mesin e tyre, e jo në rrugën dytësore.

Shpreha bindjen e fortë se garantimi i mundësive të njëjta për ne, si ato për Ukrainën dhe Moldavinë, me siguri do ta forcojë gatishmërinë tonë institucionale dhe do ta rikthejë besimin dhe motivimin tonë për evropianizim, gjë që do ta përshpejtojë kursin e reformave.

Von der Leyen, duke theksuar domosdoshmërinë e zhbllokimit të përparimit tonë drejt BE-së, në frymën e vlerave evropiane, shprehu bindjen se kontesti maqedono-bullgar mund të tejkalohet përmes takimeve dhe dialogut intensiv e gjithëpërfshirës, të cilat duhet të fillojnë sa më shpejt”, ka bërë të ditur Siljanovska-Davkova.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume