Këngëtarja Fifi ka reaguar publikisht pas aludimeve që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale lidhur me disa video intime dhe identitetin e personave që pretendohet se shfaqen në to.

Emri i artistes është përmendur në disa prej këtyre aludimeve, por Fifi e ka mohuar kategorikisht që personi në materialin e shpërndarë të jetë ajo.

Gjatë një transmetimi live në Instagram, këngëtarja deklaroi se nuk e njeh personin me të cilin është lidhur emri i saj dhe se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim me të.

“Nuk e di as ku e ka studion në fjalë, as që kam bashkëpunuar ndonjëherë me të”, u shpreh ajo.

Fifi i cilësoi pretendimet si të pavërteta dhe dëmtuese për imazhin e saj, duke theksuar se situata po prek jo vetëm atë, por edhe familjen e saj.

“Po më shqetësoni mua, familjen time”, tha këngëtarja.

Për të kundërshtuar më tej aludimet, Fifi iu referua edhe pamjes së saj fizike në periudhën kur pretendohet se janë realizuar videot.

“Në kohën kur pretendohet që janë bërë këto video, unë kam qenë 110 kilogramë dhe ndoshta ka qenë periudha kur kam qenë shtatzënë”, deklaroi ajo.

Këngëtarja përmendi gjithashtu tatuazhet e saj si një element tjetër dallues, duke theksuar se trupi i saj është i mbuluar me tatuazhe dhe se kjo, sipas saj, e bën edhe më të lehtë të dallohet nëse personi në material është apo jo ajo.

Me reagimin e saj, Fifi kërkoi që emri i saj të mos përfshihet në pretendime të pabazuara dhe apeloi që të respektohet privatësia e saj dhe e familjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume