Аrestohen 19 persona gjatë 24 orëve të fundit, gjatë kontrollit u janë gjetur drogë, vijojnë kallëzime
Më 02/03.10.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policisë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria D.T. (26), F.D. (33), A.B. (24), E.L. (20), R.M. (25), N.S. (36), M.A. (23), S.T. (35), I.B. (33), M.M. (48), E.A. (35), 21-vjeçaren E.B. dhe 32-vjeçaren A.G., të dyja nga Shkupi, si dhe D.V. (29) nga Kriva Pallanka, A.Gj. (24) nga rrethina e Kriva Pallankës, M.R. (26) nga rrethina e Kumanovës dhe A.P. (28) nga rrethina e Kërçovës, pasi te ta janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë pluhurore ngjyrë kafe dhe të bardhë, lëndë kokërrzore e bardhë, metadon dhe tableta.
Më 02.10.2026, në orën 23:35, në rrugën “Lubotenska” në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria A.A. (20) nga fshati Neproshten, nën dyshimin se ka kryer vepër penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur një qese me lëndë pluhurore të bardhë.
Më 02.10.2026, në orën 23:40, në fsh. Palaticë, pranë një pike karburanti, nëpunës policorë të SPB Tetovë i kanë privuar nga liria V.M. (22) nga fsh. Trebosh dhe E.K. (24) nga fsh. Palaticë, të cilët po udhëtonin me një automjet të tipit “BMW”, me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.