Ndërkaq kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar ndaras liderët e LDK-së dhe PDK-së. Fillimisht ka zhvilluar takim me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili nuk u prononcua për mediat nëse arritur ndonjë marrëveshje, ndërsa më vonë me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Takimet vijnë, një ditë pasi qeveria e Kosovës vlerësoi se nuk ka pengesa ligjore për nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

PDK këmbëngul që fillimisht të miratohen ndryshimet ligjore dhe më pas të fillojnë diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ndërkaq ditë më parë Kurti theksoi se kjo fundjavë është vendimtare për ta zgjedhur presidentin e ri. Ai tha se ka nisur komunikimet me liderët e partive të opozitës për të parin e vendit.

Të martën skadon afati për zgjedhjen e shefit të shtetit. Nëse partitë nuk arrijnë marrëveshje, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume