Ka përfunduar pas gati tre orësh takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzës.

Ky i fundit ka ripërsëritur qëndrimin e PDK-së.

“Kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit në të dy leximet. Aprovimi final. Pastaj Partia Demokratike është e gatshme që në të njëjtën ditë, në seancën e radhës për të biseduar, për të gjetur zgjidhjen për presidentin dhe t’i japim votat për presidentin. Bisedat i kemi përfunduar, janë edhe disa ditë ku kemi mundësi me arrit marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja”, ka thënë Hamza.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume