Çlirim Haziri: Kosova s’do ketë president të zgjedhur në krah të UÇK’së, identiteti kombëtar është në tavolinën e Kuvendit

Edhe sonte, për herë të 18 radhazi është zhvilluar protestë në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së.

Organizatori i ‘Jo në emrin tim’’, Çlirim Haziri, ka thënë se identitet kombëtar, gjaku i dëshmorëve e UÇK’ja, është në tavolinën e Kuvendit, përcjell Gazeta Express.

‘’Sepse kërkesa jonë e 18 dite, identiteti jonë kombëtar sot ndodhet në tavolinën e këtij Kuvendi. Gjaku i dëshmorëve, UÇK’ja sot është në tavolinën e këtij kuvendi. Ne sot kemi ardh këtu për të iu thënë votojeni ligjin. Nuk do të mundin ta vendosin këtë ligj në bankën rezervë të politikës për politikat e tyre ditore e për pazare për president. Nuk do të ketë Kosova president të zgjedhur në krah të UÇK’së.”, ka deklaruar ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume