Të gjithë fëmijët, veçanërisht vajzat nga mosha 7 vjeç e lart, tashmë kanë mundësinë të bëhen pjesë e Shkollës së Volejbollit “Drita Volej”, ku kanë nisur zyrtarisht regjistrimet për anëtarët e rinj informon Tetovasot.
Shkolla synon zhvillimin e talenteve të reja përmes një programi profesional, që përfshin mësimin e teknikës së volejbollit, përgatitjen fizike, punën në grup dhe pjesëmarrjen në gara sportive.
Stërvitjet do të zhvillohen në sallën sportive në Bogovinë, nën drejtimin e profesorëve Florim Asani dhe Ardian Imeri, të cilët ftojnë të gjitha vajzat e interesuara të bëhen pjesë e kësaj nisme sportive.
Deklaratë e trajnerit Florim Asani:
“Drita Volej është krijuar me synimin që fëmijët të rriten përmes sportit, disiplinës dhe punës në ekip. Volejbolli nuk formon vetëm sportiste të mira, por edhe karakter të fortë dhe vlera të shëndosha. Ftoj të gjitha vajzat nga mosha 7 vjeç e lart të na bashkohen. Dyert tona janë të hapura për çdo fëmijë që dëshiron të mësojë, të përparojë dhe të jetojë bukurinë e këtij sporti. Besojmë se nga kjo shkollë do të dalin volejbollistet e së ardhmes që do ta përfaqësojnë me krenari vendin tonë.”
Regjistrimet janë të hapura, ndërsa të interesuarit mund të kontaktojnë trajnerët në numrat e publikuar në njoftimin zyrtar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume