Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar mesditën e së hënës, transmeton Klankosova.tv

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume