Asnjë nga ashensorët nuk funksionon në ndërtesën e Qendrës Klinike ku janë të vendosura disa klinika interne. Për shkak të këtij problemi, pacientët me gjendje të rëndë shëndetësore, të cilët lëvizin me karrocë, detyrohen të transportohen nëpër shkallë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në ndërtesë ka katër ashensorë dhe deri para disa ditësh funksiononte vetëm njëri prej tyre. Por pasi edhe ai u prish, klinikat mbetën pa asnjë ashensor funksional.

Ky nuk është rasti i parë që pacientët detyrohen të barten në krahë ose nëpër shkallë për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në këtë ndërtesë janë të vendosura Klinika e Gastroenterohepatologjisë, Klinika e Nefrologjisë, si dhe Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë.

Qytetarët reagojnë se problemin e kanë raportuar disa herë, por deri tani ende nuk ka një zgjidhje.

Diamond Restaurant & Hotel

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume