Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e 5 tetorit në Tetovë gjatë kontrolleve të realizuara nga Ekipi Mobil “Task Force” pranë SPB Tetovë, raporton Tetovasot.
Në orën 21:20 është arrestuar B.R. (20) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit policor tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Vetëm 35 minuta më vonë, në orën 21:55, është arrestuar edhe D.S. (50), tek i cili është gjetur heroinë.
Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.