Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë realizuar hapa konkretë në drejtim të përfaqësimit dhe avancimit të shqiptarëve, rritjes së punësimeve dhe decentralizimit të shërbimeve.

428 zyrtarë policorë shqiptarë janë avancuar në karrierë.
Janë realizuar mbi 100 punësime të zyrtarëve policorë dhe mbi 50 punësime në shërbimet administrative.

Janë hapur 8 njësi të shërbimeve administrative, prej të cilave 5 në zona rurale.

Janë iniciuar pikat “One Stop Shop” në Bllacë dhe Jazhincë, ndërsa parashihet zgjerimi i tyre në Qafë Thanë, Bllatë dhe Bellanocë.

Për herë të parë është krijuar mundësia për emërimin e një shqiptari si zëvendëskryeshef i të gjitha njësive në nivel qendror të MPB-së.

Këto rezultate dëshmojnë përkushtimin e VLEN-it për përfaqësim të drejtë, avancim profesional dhe shërbime më të afërta me qytetarët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume