Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, njoftoi DPHM.

Temperatura minimale do të lëvizë nga -3 deri në 8°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 28°C.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të ulet deri në 2°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 26°C.

Të enjten mëngjesi do të jetë më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të pakta deri mesatare.

Të premten dhe gjatë fundjavës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura. Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima të rralla. Temperaturat e mëngjesit do të shënojnë rritje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume