Administrata Hidrometeorologjike (AHM) njofton se mëngjesi do të jetë i kthjellët, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.
Kushtet për reshje shiu do të jenë në pjesët malore perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë lumit Vardar. Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga -1 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 19 deri në 28 gradë.
Në Shkup pritet mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të lehta. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.