Universiteti i Tetovës shënon një tjetër sukses të rëndësishëm në fushën e kërkimit shkencor. 
Prof. Dr. Kimet Jusufi nga Departamenti i Fizikës, është përfshirë në listën vjetore “Top 2%
Scientists 2026”, të studiuesve me ndikimin më të lartë në komunitetin shkencor botëror. Në këtë
renditje, Prof. Dr. Jusufi pozicionohet i pari ndër studiuesit nga Maqedonia e Veriut të përfshirë në
listë.
Kjo renditje e bazuar në tregues bibliometrikë të cilët e  matin ndikimin e publikimeve dhe
veprimtarisë kërkimore – shkencore, dëshmon për jehonën dhe ndikimin e punës së Prof. Dr. Kimet
Jusufit në komunitetin shkencor ndërkombëtar.
Për Universitetin e Tetovës, ky vlerësim është arritje e veçantë dhe dëshmi e përkushtimit të
vazhdueshëm ndaj kërkimit shkencor, ekselencës akademike dhe afirmimit ndërkombëtar të
veprimtarisë shkencore.
Njëkohësisht, ky sukses është edhe burim krenarie e frymëzimi për studentët, studiuesit dhe brezat e
rinj akademikë, sepse dëshmon se puna cilësore mund të arrijë nivele të larta të vlerësimit në arenën
shkencore ndërkombëtare.
Universiteti i Tetovës e përgëzon Prof. Dr. Kimet Jusufin për këtë arritje të spikatur dhe për
kontributin e tij të çmuar në zhvillimin dhe afirmimin e shkencës, si dhe në rritjen e prestigjit
ndërkombëtar të Universitetit të Tetovës.
Burimi: TOPSCINET, bazuar në të dhënat e Elsevier Data Repository.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume