Në margjinat e Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Drejtësisë të Gjeorgjisë, Paata Salia.

Në fokus të takimit ishin mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, shkëmbimin e përvojave në proceset reformuese dhe sfidat me të cilat përballen sistemet e drejtësisë.

Bashkëbiseduesit diskutuan për rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, avancimit të standardeve në drejtësi dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në takim u theksua se shkëmbimi i praktikave të mira dhe dialogu i vazhdueshëm krijojnë mundësi për partneritete të reja dhe kontribuojnë në ndërtimin e sistemeve të drejtësisë më efikase, transparente dhe të besueshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume