Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, tha se Maqedonia e Veriut pret që rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian të bazohet në merita dhe jo të ngarkohet me historinë dhe të kaluarën.

Kjo deklaratë erdhi në prag të takimit me homologen e tij bullgare në Sofje.

Në konferencën e përbashkët pas takimit ministror për Korridorin 8 në Sofje, Mucunski tha se vendi është plotësisht i harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe se do të vazhdojë të punojë në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Ministrja e Jashtme bullgare, Velislava Petrova Çamova, tha se përparimi kërkon bashkëpunim sektorial, por edhe vullnet të vazhdueshëm politik.

Ajo theksoi se besimi mes dy vendeve duhet të ndërtohet përmes hapave konkretë dhe përmbushjes së detyrimeve të marra. Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndërtimi i besimit dhe bashkëpunimi rajonal janë thelbësore. Nga palët nuk ka akoma qëndrime të reja pas takimit të shumëpërfolur që është mbajtë sot në margjina të Konferencës për Korridorin 8.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume