Në margjinat e Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Drejtësisë të Republikës Arabe të Sirisë, Dr. Mazhar al-Wais.
Në takim u diskutua për reformat në drejtësi, forcimin e institucioneve, si dhe rëndësinë e sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale.
Vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit të përvojave dhe mundësive për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet ministrive të drejtësisë, me qëllim përballimin më efikas të sfidave të përbashkëta në sistemin e drejtësisë.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e dialogut ndërkombëtar, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit institucional si bazë për stabilitet dhe forcimin e besimit në institucionet e drejtësisë.

