Varrimi me nderime i Mladiqit nga Serbia, senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin nderojnë viktimat e Srebrenicës në Potoçari
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen dhe senatori Dick Durbin kanë vizituar të enjten Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës në Potoçari, ku kanë nderuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.
Shaheen ka bërë të ditur se së bashku me Durbinin kanë vendosur një kurorë në kujtim të më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve boshnjakë të vrarë në gjenocidin e Srebrenicës.
“Ne i kujtojmë viktimat dhe qëndrojmë pranë familjeve që vazhdojnë të vajtojnë humbjen e tyre”, ka shkruar Shaheen.
Vizita e dy senatorëve amerikanë është pjesë e një delegacioni zyrtar në Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin Bosnjë e Hercegovinën, Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Kosovën.
“Today at Potočari, Senator Durbin and I laid a wreath in memory of the more than 8,000 Bosniak men and boys killed in the Srebrenica genocide. We remember the victims and stand with the families who continue to mourn their loss.” -@SenatorShaheen https://t.co/qk9qqbAr59
— Senate Foreign Relations Committee (@SFRCdems) October 8, 2026