Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të Erling Haalandit si alternativë ndaj Julian Alvarez.

Sipas “TEAMtalk”, katalunasit po e konsiderojnë seriozisht sulmuesin e Manchester Cityt, në rast se vendosin të ndryshojnë planet për repartin ofensiv.

Një transferim i Haalandit në Camp Nou do t’i jepte fund interesimit të Barcelonës për Julian Alvarezin, i cili aktualisht luan te Atletico Madridi.

Përfaqësuesit e Alvarezit tashmë janë në dijeni se Haaland është shfaqur si një tjetër opsion për Barcelonën.

Nëse klubi katalunas vendos të ndjekë këtë pistë, gara për nënshkrimin e Haalandit mund të marrë një tjetër dimension, duke pasur parasysh rëndësinë dhe koston e lartë të një transferimi të tillë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume