Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka nisur hetimet pas pretendimeve se dy persona janë sulmuar fizikisht nga nëpunës policorë në zonën e Shkupit, më 7 tetor 2026.

Sipas njoftimit të MPB-së, pas publikimeve në disa media për rastin, ministri i Punëve të Brendshme ka urdhëruar Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale që të hetojë ngjarjen.

Sipas pretendimeve të dy personave, përveç sulmit fizik, gjatë incidentit u është dëmtuar edhe automobili.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po ndërmerren masa dhe veprime për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka përgjegjësi nga ana e nëpunësve policorë të përfshirë.

Pas konstatimit të gjendjes faktike, do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore, ndërsa opinioni publik do të informohet me kohë për zhvillimet e mëtejshme të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume