Një 68-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi u kap duke drejtuar një moped pa leje drejtimi, raporton Tetovasot.
Sipas Policisë, kontrolli është kryer në rrugën “Hekurudha”, ku është konstatuar se ai drejtonte një moped “Jijing” pa të drejtë drejtimi.
Mopedi është konfiskuar, ndërsa ndaj tij do të vijojë procedura ligjore.