SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër D.S. (50) nga Tetova, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, raporton Tetovasot.
Sipas Policisë, më 5 tetor 2026, gjatë një kontrolli të ushtruar në Tetovë, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar heroinë.
“Pas dokumentimit të rastit është ngritur kallëzim penal ndaj personit,” njofton MPB.