Për rrahjen brutale të dy të rinjëve nga Komuna e Sarajit ka reaguar edhe Lëvizja Populli e drejtuar nga Skender Rexhepi.

“Dy të rinj shqiptarë janë rrahur brutalisht dhe pa asnjë faj nga pjesëtarë të policisë së Maqedonisë së Veriut.
Kjo nuk është vetëm dhunë ndaj dy të rinjve. Është një alarm serioz për rikthimin e mentalitetit të shtetit policor, ku uniforma përdoret për ta frikësuar dhe nënshtruar atë.
Dmth, po rikthehen kohët kur shqiptarët duhej të kishin frikë nga policia e shtetit të tyre dhe po tentohet që përmes dajakut, kërcënimit dhe demonstrimit të forcës të rikthehet ndjenja e pasigurisë te shqiptarët?”, thuhet në rragim.

Sipas partisë së Zejdit, këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me tejkalim të autorizimeve policore, por me një akt të rëndë që kërkon përgjegjësi penale dhe institucionale.

“Dhe ndërkohë që të rinjtë shqiptarë denoncojnë dhunën policore, partneri shqiptar i VMRO-së, VLEN-i, duhet t’u përgjigjet qytetarëve: A për këtë qeverisje kërkuat votën e shqiptarëve? Që shqiptarët të frikësohen nga uniforma e shtetit të tyre?
Kërkojmë hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe transparent, identifikimin e policëve të përfshirë dhe përgjegjësi ligjore për secilin që ka ushtruar apo ka mbuluar dhunën si dhe përgjegjësi për udhëheqësit e MPB-së”, shtojnë nga Lëvizja Populli.

Në fund të reagimit thuhet se koha kur shqiptarët heshtnin nga frika e uniformës ka përfunduar. Dhe askush nuk duhet të lejohet ta rikthejë atë kohë!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume