Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Drejtësisë të Republikës Demokratike të Kongos, Guillaume Ngefa, në Stamboll, ku të dy po marrin pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Drejtësisë.
Takimi ishte mundësi për një bisedë të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet në drejtësi, përvojat institucionale dhe sfidat me të cilat përballen shtetet në garantimin e një drejtësie efikase dhe të qasshme.
Sistemet e ndryshme juridike dhe përvojat institucionale ofrojnë mundësi për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi rolin e drejtësisë dhe rëndësinë e sundimit të ligjit në shoqëritë bashkëkohore.
Bashkëbiseduesit theksuan vlerën e dialogut të hapur dhe mirëkuptimit të ndërsjellë si bazë për zhvillimin e kontakteve dhe shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim institucional në të ardhmen.