Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar ditëlindjen e 27 të partisë.

Në urimin e tij, Hamza tha se “përgjegjësia jonë është ta ruajmë trashëgiminë politike dhe ta vazhdojmë angazhimin për një Kosovë me më shumë zhvillim, mundësi dhe perspektivë për qytetarët e saj”.

Hamza nëpërmjet një reagimi në Facebook theksoi se PDK është forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, dhe përmendi ish-kryetarët e partisë që gjenden në Hagë, të cilët tha se nuk u thyen e nuk u përkulën kurrë.

“…Partia Demokratike e Kosovës lindi në shpirtin e rezistencës, atëherë kur Kosova kishte më së shumti nevojë për forcë, guxim, vizion dhe përkushtim. Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Jemi partia e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, që nuk u thyen dhe nuk u përkulën kurrë…”, ka shkruar Hamza.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume